Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, deklaruan sot në OKB se do të vendosin burimet e tyre në dispozicion të një objektive me rëndësi për ta, të mundësohet një përdorimi universal i internetit deri në vitin 2020.
Veprimi i tyre hyn në kuadrin e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për të zhdukur varfërinë ekstreme deri në vitin 2030, dhe është një nga 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të vendosura nga OKB-ja.
Interneti është i aksesueshëm në vendet e zhvilluara që prej fundit të viteve 1990, por OKB-ja vlerëson se gjysma e planetit nuk ka një akses të sigurt në internet, kryesisht gratë dhe vajzat e reja, edukimi i të cilave është jetësor në optikën e një zhvillimi të qëndrueshëm të shoqërisë.
Personalitetet e tjera që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje janë Jimmy Wales, bashkëthemelues i enciklopedisë falas në internet, Wikipedia, dhe këngëtari Bono, lider i grupit të rokut U2.
Ende nuk dihet shuma që ata do të japin, por OKB-ja ka deklaruar shifra që lëvizin nga 3.500 deri në 5 000 miliardë dollarë në vit për 15 vite, që janë të nevojshme për të financuar 1 7 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të planetit.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion