Ende nuk është vërtetuar nëse njerëzit mund të marrin koronavirusin duke prekur sende si dorezat e dyerve apo tastierat e kompjuterave, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
”Me gjithë të panjohurat njerëzve u rekomandohet të dezinfektojnë objektet”, sipas udhëzimeve të lëshuara nga agjencia e OKB-së.
Udhëzimet i referohen një studimi që tregoi se ”virusi mund të mbijetonte jashtë deri në shtatë ditë”.
OBSH gjithashtu vuri në dukje se ”studimet mbi aftësinë e koronavirusit për të mbijetuar duhet të shihen me njëfarë skepticizmi, pasi studime të tilla kryhen në laboratorë me pak ndikim në kushtet e botës reale”.
Në studimin e cituar, virusi mbijetoi në çelik, inoks dhe plastikë për katër ditë, te gotat dy dhe në pëlhurë dhe dru për një ditë.
Një studim tjetër ka treguar që mbijeton për katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe 72 orë në plastikë dhe çelik dhe inoks.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...