​Konfirmohen 1,128 raste të reja me koronavirus në Zvicër

23:50 | 2 Prill 2020
Arditë Shkodra

Numri i personave të infektuar në Zvicër është rritur për 1.128 në 24 orët e kaluara, me 54 persona të vdekur, tha sot agjencia e shëndetësisë së këtij vendi.

Aktualisht në Zvicër, 18.267 njerëz janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 432 kanë vdekur.

Ndërkohë numri i të prekurve me CoVid-19 në të gjithë botën vijon të ketë një rritje të madhe. Tashmë SHBA është kthyer në vatrën e re të CoVid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme