Pavarësisht se presidentit turk ia kishin ndaluar që të marrë pjesë në të gjitha tubimet publike përveç samitit G20, qeveria gjermane vë në dukje se Erdogan është mysafir i rëndësishëm i tyre.
Siç transmeton Reuters, një zëdhënës i qeverisë gjermane Stefen Seibert u tha sot gazetarëve se nuk ka asnjë informacion që tregon se Recep Tayyip Erdogan nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 dhe shtoi se Gjermania pret përfshirjen e tij.“Unë do të doja të theksoj se për qeverinë gjermane presidenti Erdogan është mysafir i rëndësishëm dhe ne e mirëpresim pjesëmarrjen e tij në samitin G20″, tha Seibert.
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, dje u tha gazetarëve, se do të ishte e papërshtatshme që presidenti i Turqisë të paraqitet jashtë samitit të Grupit 20, duke pasur parasysh situatën aktuale në mes të Gjermanisë dhe Turqisë.
Gabriel tha gjithashtu se Erdogan të mërkurën kërkoi leje për t’iu drejtuar qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani gjatë vizitës së tij, pavarësisht këshillave nga Ankaraja dy javë më parë që të mos kërkojë leje formale.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...