​Gjermania do t’i shesë një dron Kanadasë, por ai nuk mund të fluturojë

20:49 | 24 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti rus, Vladimir Putin iu shpreh sot Benjamin Netanyahut se e hedh posht versionin izraelit të shkatërrimit të avionit ushtarak rus në brigjet e Sirisë, duke akuzuar veprimet e ushtrisë izraelite pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra, sipas Kremlinit.

“Gjatë kësaj bisede telefonike me kryeministrin izraelit, presidenti rus theksoi gjithashtu se vendimi i Moskës për të përforcuar mbrojtjen antiajrore të aleatit të tij sirian ishte e përshtatshme duke parë situatën dhe mbi të gjitha për të evituar çdo kërcënim potencial për jetën e ushtarakëve rusë”, theksoi Kremlini në një komunikatë, përcjell Atsh.

Një avion ushtarak rus, që po fluturonte mbi Mesdhe për në Siri, me 15 ushtarakë në bord, u rrëzua gabimisht më 18 shtator nga bateritë siriane antiajrore, konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes duke shtuar se aeroplanët izraelitë F-16 e përdorën aeroplanin rus si një mburojë duke shkaktuar kështu incidentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme