Tre persona janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe një i mitur, kur një sulmues i panjohur ka shtënë me armë zjarri jo shumë larg stacionit hekurudhor “Port Daras” në qytetin Lil, në pjesën qendrore të Francës, njoftojnë të shtunën mediat lokale.
Gazeta lokale “Voix du Nord” shkruan se dëshmitarët kanë dëgjuar pesë të shtëna.
Në mesin e të plagosurve është edhe një 14-vjeçar, i cili është goditur në këmbë. Një tjetër person është qëlluar në fyt dhe është dërguar në spital. Motivi i këtij sulmi, që ka ndodhur mbrëmë, është i panjohur. Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas pohimeve të gazetës, policia nuk konsideron se incidenti është i lidhur me terrorizmin. Disa media, duke u thirrur në burime të veta, shkruajnë se incidenti është i lidhur me tregtinë e drogës. Ende nuk është publikuar kumtesa zyrtare për incidentin.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare