Delegacioni ukrainas tashmë ka mbërritur në Stamboll të Turqisë për bisedimet e paqes me homologët e tyre rusë.
BBC raporton se delegacioni udhëhiqet nga ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, si dhe Mikhail Podolyak, kreu i zyrës së presidentit.
Grupi thotë se përparësia e tyre kryesore është sigurimi i një armëpushimi, megjithëse ka skepticizëm nëse kjo ka të ngjarë.
Bisedimet ballë për ballë, të parat në më shumë se dy javë, do të priten nga presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00 me orën lokale (07:00 GMT) të martën.
Ndër të tjera, Rusia po kërkon që Ukraina të braktisë çdo synim për t’u bashkuar me NATO-n – një çështje për të cilën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera të mprehta që priten të diskutohen përfshijnë fatin e rajoneve të kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, si dhe statusin e Krimesë, e cila u aneksua zyrtarisht nga Rusia në 2014.
Kujtojmë se mëngjesin e 24 shkurtit Rusia sulmoi Ukrainën dhe që atëherë ukrainasit po përballen me agresion rus./arbresh.info/
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...