Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ka prezantuar një paketë gjithëpërfshirëse nismash me vlerë 4 trilionë dollarë për familjet amerikane, arsimin, vendet e punës, infrastrukturën, klimën e të tjera, dhe duke deklaruar se “Amerika është përsëri në veprim”.
“E ardhmja e Amerikës është në duart tona”. Në fjalimin e tij të 100 ditëve të presidencës, Joe Biden nxiti Kongresin e përçarë që ta mbështesë planin e tij për të rindezur motorët e vendit.
“Ky projekt përbën edhe më të madhin në SHBA që prej Luftës së Dytë Botërore”.
Biden kërkoi të veprohet sa me parë. Kjo paketë do të çonte përpara reformën në polici, do të përforconte ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit dhe do krijonte një herë e mirë një projektligj dhe reformë gjithëpërfshirëse për emigracionin në SHBA.
“Sot kam ardhur të flas për një situatë krize dhe mundësish. Për rindërtimin e vendit, rigjallërimin e ekonomisë dhe fitore në betejën për të ardhmen e Amerikës,” tha presidenti.
Ai renditi një numër sfidash në fillimet e administratës së tij, përfshirë pandeminë dhe krizën ekonomike të krijuar prej saj si dhe sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar.
Presidenti iu drejtua amerikanëve me fjalët “Falë jush, popullit amerikan, përballë pandemisë më të vështirë që kemi ndeshur, kemi kapërcyer problemet logjistike” për të vënë nën kontroll këtë sfidë, duke nënvizuar gjithashtu ndihmat financiare për të mbrojtur amerikanët e goditur financiarisht nga pandemia.
Ai nënvizoi përparimin në fushatën e vaksinimeve, por u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë ç’është e mundur për të luftuar virusin që ka shkaktuar mbi 570,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 32 milionë vetë.
Presidenti u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke vënë në dukje se të gjithë nga 16 vjeç e sipër kualifikohen për vaksinim aktualisht, shkruan A2.
Ai foli edhe për nevojën për të modernizuar infrastrukturën për lidhje me internetin, duke njoftuar se kishte caktuar nënpresidenten Harris të drejtonte këto përpjekje.
“Falë Planit Amerikan të Shpëtimit jemi në rrugën e duhur për të përgjysmuar varfërinë ndër fëmijët amerikanë,” tha presidenti, duke folur për nismën e tij për të ndihmuar financiarisht familjet amerikane me fëmijë të vegjël.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...