Google ADS

​Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

19:17 | 25 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Banka Botërore theksoi se ka ndaluar disbursimet e parave të ndihmës për Afganistanin pasi talebanët morën kontrollin e vendit të shkatërruar nga lufta.

‘’Banka po “monitoron nga afër” situatën në Afganistan’’, theksoi një zëdhënës i bankës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Afganistan dhe ndikimin në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë”, tha zëdhënësi.

Institucioni me seli në Uashington do të vazhdojë të konsultohet ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit mbi situatën dhe po eksploron mënyra për të mbetur të angazhuar në ruajtjen e “fitimeve zhvilluese të fituara me vështirësi”.

Që nga viti 2002, përmes Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit, Banka Botërore ka ofruar rreth 5,3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, banka premtoi rreth 800 milionë dollarë për vendin.

Ky veprim vjen pas një vendimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar për të pezulluar aksesin e Afganistanit në burimet e Fondit, përfshirë gati 440 milionë dollarë në rezervat e reja monetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme