Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë të enjten mbrëma ka deklaruar se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet.
Por, që shton se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë dhe fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.
Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Trump.
Trump paralajmëroi padi gjyqësore sipas tij për parregullsitë që kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit.
“Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura.
Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.Derisa po fliste në Shtëpinë e Bardhë, numërimi i votave në shtetet kyçe si Pensilvania, Xhorxhia, dhe Arizona po vazhdonte.
Në Xhorxhia, me 16 vota elektorale, avantazhi i Presidentit Trump prej 9 mijë votash para deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë u pakësua në vetëm 3 mijë vota.
Edhe në Pensilvani, avantazhi i Presidentit Trump ra në vetëm 64 mijë vota, ndërsa sasi të mëdha votash vazhdojnë të numërohen.
Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se Biden kryeson.
Veç kësaj Trup tha se është në rrugën për të marrë Arizonën ku shtoi se, “Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve dhe nuk do të lejojmë korrupsionin të vjedhë këto zgjedhje kaq të rëndësishme”.
Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se po kryeson Joe Biden.