Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot zonën e Petrinjes dhe u ndje në të gjithë Kroacinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dy persona deri më tash është konfirmuar se kanë vdekur, ndërsa ka edhe shumë të plagosur, sipas mediave kroate.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Andrej Plenkoviq lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmeti shkatërrimtar.
“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit Evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur, “shkroi ajo në Twitter.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën