Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të forconte aleancën ushtarake perëndimore dhe Finlandën, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i pranimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë,” tha ai, pasi Finlanda më herët njoftoi se do të aplikonte për t’u bashkuar me aleancën ushtarake “pa vonesë”.
“Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribuues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, shtoi Stoltenberg.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së