“Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor.
“Ne do të paralajmërojmë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike si edhe do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese, në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, tha përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në Gadishullin Korean dhe Çështjet e Sigurisë, Kim Hong Kyun./Arbresh.info/