Ushtria e SHBA-ve po dërgon dhjetëra trupa të rregullta në Somali, në vendosjen më të madhe të tillë në këtë shtet afrikan në dy dekadat e fundit.
SHBA-të u tërhoqën nga Somalia pas vitit 1993, kur dy helikopterë u rrëzuan në kryeqytetin Mogadisho dhe trupat e amerikanëve u zvarritën nëpër rrugë. Edhe tani, qeveria e brishtë në Somali është duke luftuar për të mbrojtur veten, pas kaosit mbarëkombëtar që filloi me rënien e diktatorit Siad Barre, në vitin 1991.
Komanda amerikane për Afrikë njoftoi të premten se kjo vendosje është për trajnimin logjistik të ushtrisë së Somalisë, e cila është duke u ndeshur me grupin ekstremist Al-Shabab që ka dalë nga konflikti i vendit. Rreth 40 trupa janë duke marrë pjesë, shkruan AP.
SHBA-të në vitet e fundit kanë dërguar një numër të vogël të forcave speciale në operacione, si dhe këshilltarë në luftën kundër terrorit në Somali, dhe presidenti Donald Trump kohët e fundit miratoi një rol të zgjeruar ushtarak në këtë shtet afrikan, i cili përfshin kryerjen e sulmeve ajrore kundër Al-Shabab.
Presidenti i ri i vendit, Mohamed Abdullahi Mohamed, javën e kaluar shpalli një ofensivë të re kundër grupit ekstremist, i cili është vendosur në Somali, por që ka marrë përgjegjësinë për sulme të mëdha në Afrikën Lindore, përfshirë sulmin ndaj Universitetit Garissa në Kenianë fqinje, në prill 2015, ku mbetën të vrarë 148 njerëz.
Al-Shabab, po ashtu, shkaktoi alarm në shkurt të vitit 2016, kur mori përgjegjësinë për vendosjen e një bombe në një aeroplan, i cili bëri një ulje emergjente me një vrimë në trup, menjëherë pas ngritjes nga Mogadisho.
Grupi ekstremist njoftoi këtë javë se përshkallëzimi i fundit i sulmeve vdekjeprurëse në Mogadisho dhe në vende të tjera është një “përgjigje e dyfishuar” ndaj miratimit të përpjekjeve të zgjeruara ushtarake të SHBA-ve.
Al-Shabab ishte përndjekur nga Mogadisho disa vite më parë nga forcat kombëtare dhe shumëkombëshe Unioni Afrikan, por ende kontrollon disa zona rurale. Ndërkohë, luftëtarët që premtuan besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik kanë dalë në pjesën veriore të vendit.
Presioni është rritur mbi ushtrinë e Somalisë për të marrë siguri të plotë mbi vendin, derisa 22.000 forca të Unionit Afrikan planifikojnë të braktisin vendin deri në fund të vitit 2020, pasi muajin e kaluar, kreu i misionit të UA tha se ushtria e Somalisë është në gjendje të marrë përgjegjësitë.
Forca UA do të fillojnë tërheqjen në vitin 2018 dhe nëse Somalia nuk do t’i ketë të afta forcat e saja, një pjesë e madhe e vendit rrezikohet të bie nën kontrollin e Al-Shabab, apo potencialisht do t’i lejohet ISIS-it për të fituar një terren të fortë në vend, ka thënë kreu i Komandës amerikan për Afrikë, komandanti i përgjithshëm Thomas Waldhauser.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe