Qeveria turke ka kërkuar të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme nën drejtimin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur në vend disa ditë pas përpjekjes së grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016, i jep qeverisë kompetenca të gjera duke e lejuar atë të qeverisë me dekret dhe të kryejë arrestime masive.
“Në të njëjtën ditë qeveria lëshoi një dekret të ri ekzekutiv që pezullonte më shumë se 7 340 persona nga forcat e policisë dhe ministritë”, njoftoi televizioni CNN Turk.Më shumë se 2 000 punonjës të forcave të policisë u hoqën nga postet e tyre.
Ministritë e prekura ishin Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Jashtme.Gjithashtu, u pezulluan nga detyra më shumë se 300 akademikë.Emrat e personave të prekur u publikuan në gazetë.“Duke patur parasysh opinionin aktual, ne kemi ende nevojë për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha dje Erdogan , ndërsa drejtonte një seminar të të drejtave të njeriut.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation