Imamët francezë, por edhe të tjerë të ardhur nga vende të ndryshme të evropiane, filluan sot në Paris një marshim kundër terrorizmit që do t’i dërgojë më pas në Gjermani dhe Belgjikë, duke bërë thirrje që të mos bashkohen myslimanët me krimet e bëra në emër të Islamit.
“Mesazhi ynë është i qartë, ne nuk mund të bashkojë Islamin me këta barbarë dhe vrasës, që vrasin në emër të Allahut”, deklaroi imami i Dransit (periferi të Parisit), Hassen Chalghoumi, që ishte edhe në iniciativë të këtij marshimi.
I rrethuar nga rreth 30 imamë të ardhur nga rajone të ndryshme të Francës por gjithashtu edhe të Italisë, Portugalisë dhe Belgjikës, ai i bëri thirrje shoqërisë civile të mobilizohet ndërkohë që atentatet xhihadiste kanë bërë vitet e fundit qindra viktima në Evropë ndërsa rreth 7 000 të rinj janë nisur për në Irak dhe Siri.
Por i pyetur mbi mungesën e ndjeshme të besimtarëve gjatë thirrjes për këtë marshim mysliman dhe të hedhjes poshtë të kësaj iniciative nga Këshilli Francez i Kultit Mysliman, Chalghoumi u shpreh se “duhet të pyesim cilat janë motivet e atyre që kritikojnë iniciativën e një marshimi kundër barbarëve”.
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...