Sipas të dhënave zyrtare të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në Kroaci, 18 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit, kështu që u vendos që të rivendosin disa masa siç është ndalimi i vizitave në shtëpitë e pleqve dhe në disa spitale.
Kreu i Shtabit Kombëtar, Davor Bozhinoviq, në një konferencën për shtyp tha sot se 2.317 pacientë ishin regjistruar me COVID-19 në Kroaci që nga fillimi i epidemisë dhe se aktualisht janë 71 pacientë të prekur nga kjo sëmundje.
Ministri i Shëndetësisë, Willy Beros, tha se nuk ka pacientë të sëmurë rëndë dhe se numri i të shtruarve në spital ishte nëntë. Në respirator nuk ka asnjë pacient, dhe janë testuar gjithsej 276 persona.
Beros tha gjithashtu se do të merren masa të nevojshme në mënyrë që gjendja shëndetësore të jetë e qëndrueshme dhe e kënaqshme.
Shtabi Kombëtar ka vendosur ndalimin e vizitave në shtëpitë e pleqve në Qarkun e Zagrebit, Osijekut dhe Splitit, si dhe janë anuluar vizitat për pacientët në Osijek, Split dhe Zagreb. Po ashtu, është vendosur testimi i punonjësve shëndetësorë që vijnë nga vendet ku gjendja me koronavirus është e keqe.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...