Google ADS

​Konferencë e hakerëve në Hamburg

20:00 | 27 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Në Hamburg të Gjermanisë sot ka filluar Kongresi katërditor i kaosit komunikativ, në të cilin marrin pjesë rreth 12 mijë hakerë dhe online-aktivistë nga e mbarë bota.

Në hapjen e këtij tubimi deri tani më të madh të hakerëve në Evropë, që është i fokusuar në sigurinë e internetit dhe lirinë e fjalës në erën digjitale, u është bërë apel të gjitha qeverive të botës që të mënjanojnë barrierat në botën virtuale.

Në kuadër të këtij kongresi janë paralajmëruar fjalime të rreth 200 pjesëmarrësve, ndërsa në katër ditët e ardhshme do të mbahen edhe një sërë punëtorish dhe ligjëratash për gjendjen në internet-hapësirën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme