India ka larguar ambasadorin e saj dhe të gjithë diplomatët e tjerë nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët pwrmes një aeroplani të veçantë ushtarak.
Aeroplani që mbante rreth 150 njerëz, përfshirë diplomatë, zyrtarë, personel të sigurisë dhe disa indianë të bllokuar, u ul në bazën ajrore Hindon pranë kryeqytetit Delhi në mbrëmje.
Ministri i Jashtëm i Indisë, S Jaishankar e quajti procesin e evakuimit si “të vështirë dhe të komplikuar”.
Ambasadori i Indisë në Afganistan Rudrendra Tandon tha se ka ende disa indianë të bllokuar në Afganistan të cilët do të evakuohen kur të rifillojnë shërbimet komerciale të fluturimeve.
“Kjo është arsyeja pse Air India do të vazhdojë të kryejë shërbimet e saj komerciale në Kabul për sa kohë që funksionon aeroporti në Kabul,” tha Tandon për agjencinë e lajmeve PTI.
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...