Numri i pacientëve COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv në Francë u rrit ndjeshëm sot, me situatën që u bë sërish kritike në rajonin e Parisit, ku spitalet janë urdhëruar të shtyjnë operacionet jo urgjente përballë fluksit të pacientëve.
Reanimacionet, ku shtrohen rastet më të rënda, numëruan sot 3.849 pacientë, përfshirë 381 pacientë në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve shëndetësore.
I ulur nën nivelin e 2.600 pacientëve në fillim të janarit, ky tregues ka vazhduar të rritet që atëherë dhe tani është në nivelin e fundit të nëntorit 2020.
“Rajoni i Parisit është në një situatë presioni shumë të fortë”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Rajonale të Shëndetit (ARS), Aurelien Rousseau.
Si rezultat, ARS i Ile-de-France u dha urdhrin e vendosur spitaleve dhe klinikave për të shtyrë 40% të veprimtarive të tyre më pak urgjente mjekësore dhe kirurgjikale, me qëllim rritjen e kapacitetit spitalor.
“Situata është shumë shqetësuese, me variantin britanik, më ngjitës, që ka fituar epërsinë dhe po përhapet shumë më shpejt”, paralajmëroi kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, në radion publike France Inter.
Autoritetet franceze, për të cilët bllokimi i përgjithësuar është një mundësi e fundit, kanë dekretuar mbylljen e fundjavës në departamentin e Pas-de-Calais (në veri), në Dunkirk (në veri) dhe në bregdetin e Alpes-Maritimes (juglindje)./Atsh
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...