Franca synon të zhvillojë nanosatelitë patrullues dhe lazera shumë të fuqishëm për të mbrojtur asetet e saj në hapësirë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly.
“Një Komandë Franceze e Hapësirës, sikurse është premtuar nga presidenti Emmanuel Macron do të krijohet në Tuluzë më 1 shtator, fillimisht me një staf prej 220 personash”, tha Parly gjatë prezantimit të strategjisë së re të mbrojtjes.
“Sot, aleatët dhe kundërshtarët tanë po militarizojnë hapësirën”, shtoi ajo.
“Franca nuk është e angazhuar në asnjë garë armatimesh”, tha ajo, duke insistuar se satelitët janë jetësor për jetën e gjithsecilit si dhe për operacionet ushtarake franceze dhe kanë nevojë për më shumë mbrojtje dhe mbikëqyrje.
“Franca duhet të mbrojë satelitët e saj nga mbetjet në hapësirë, nga përdorimi privat i parregullt i hapësirës dhe veprime të mundshme armiqësore”, shtoi Parly.
“Projekte të përbashkëta me Gjermaninë dhe Italinë do të ndihmojnë në mbulimin e kostove për talent e mbrojtjes hapësinore”, shpjegoi ajo.
“Buxheti ushtarak i hapësirës prej 3,6 miliardë eurosh për periudhën 2019-2025, i miratuar vitin e kaluar, do të rritet me 700 milionë euro shtesë”, theksoi ministrja franceze e Mbrojtjes./ATSH/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...