Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i bëri sot thirrje Greqisë ‘të hapë derën’ për migrantët për të cilët Ankaraja zyrtare ka hapur kufijtë e saj.
Ai i kërkoi Greqisë t’i lejojë ata të lëvizin në vendet e tjera të BE, transmeton KosovaPress.
“Greqi, unë ju ftoj: Hapni edhe kufijtë tuaj dhe lëshojeni atë barrë. Lërini të shkojnë në vendet e tjera evropiane,” tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.
Ai ka njoftuar se do të shkojë nesër në Bruksel për të diskutuar çështjen e migrantëve me zyrtarët e BE-së dhe shprehu shpresën se do të kthehet nga Belgjika me “rezultate të ndryshme”.
Situata midis Turqisë dhe BE-së ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar që kur Turqia njoftoi se po hap kufij për migrantët në territorin e saj dhe duke i lënë ata të shkojnë në BE.
Dhjetëra-mijëra migrantë janë grumbulluar në kufirin greko-turk, në përpjekje p ër ta kaluar atë dhe të shkojnë drejt BE-së.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...