Britania e Madhe ka njoftuar se do të ndihmojë Bejrutin me pesë milionë funte dhe se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe në kërkimin e të mbijetuarve, tha sot ministri i Jashtëm britanik Dominique Rabb pas bisedimeve me kryeministrin libanez Hassan Diab.
“Ne do të qëndrojmë pranë njerëzve të Libanit në momentin kur është e nevojshme dhe të sigurojmë një paketë të ndihmës urgjente prej pesë milionë funte, si dhe ndihmë mjekësore profesionale”, tha Rabb, raporton Reuters.
Të paktën 113 njerëz humbën jetën në një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit, dhe më shumë se 4,000 të tjerë u plagosën.
Shpërthimi në Bejrut, më i fuqishmi në historinë e tij, u shkaktua nga një pleh artificial i sekuestruar nga një anije ngarkese ruse gjashtë vjet më parë, raportojnë media libaneze.
Anija “Rhosus” u ankorua në portin e Bejrutit gjashtë vjet më parë për shkak të një avarie, dhe ajo ishte në rrugën e saj për në Afrikë me 2.750 ton pleh azot amoniumi, njoftoi shtëpia e mediave libaneze LBCI, pa zbuluar pronësinë e kujt është anija në fjalë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...