Shumë nxënës dhe studentë nga Kosova patën mundësi që sot përmes disa ish-studentëve të diplomuar në universitetet amerikane, të mësojnë më shumë rreth këtyre fakulteteve dhe mundësive për të studiuar atje.
Afër 40 të diplomuar në këto universitete falë aktivitetit të organizuar për nder të Javës Ndërkombëtare të Arsimit nga Qendra Amerikane për Këshillime patën mundësi të flasin para këtyre të rinjve për përvojat e tyre atje dhe për mundësitë e bursave dhe kushteve që iu ofrohen.
Sipas drejtorit të QAK-së, Erëblir Kadriu, përveç universiteteve të SHBA-së, aty u prezantuan edhe fakultetet amerikane, të cilat gjenden në rajon.
Deri sot kemi pasur një interesim bukur të madh të nxënësve dhe studentëve nga Kosova nëpërmjet prezantimeve që i kemi. Sot në eventin kryesor që është ‘Panairi i të Diplomuarve’ kemi një interesim bukur të madh të studentëve dhe nxënësve rreth fakulteteve amerikane, të fakulteteve në Amerikë, por njëkohësisht edhe të fakulteteve amerikane të cilat janë në rajon dhe në Kosovë”, tha Kadriu.
Ky panair u mbështet edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në këtë ambasadë, Mark Naylor, tha se në këtë panair janë 45 universitete që po prezantohen dhe se ka mundësi të ndryshme dhe drejtime të ndryshme për t’u prezantuar.
“Unë jam këtu duke e prezantuar Universitetin Richmond ku edhe kam studiuar, por gjithashtu sot po e përfaqësoj edhe ambasadën e SHBA-ve sepse panaire të tilla janë programe që ne i mbështesim përmes Qendrës Amerikane për Këshillime… Mesazhi që duam të përçojmë se ka universitet në Amerikë për secilin që dëshiron të studioj në Amerikë. Ju nuk keni nevojë të jeni studenti më i mirë në botë për tu pranuar, ata kanë shumë bursa që mundësojnë që çdo nxënës i interesuar të studioj në SHBA”, tha Naylor.
Edona Toplica e cila ka studiuar në Universitetin Amerikan në Selanik tha se ajo është këtu për ta përfaqësuar atë universitet dhe për të treguar përvojat e saja gjatë studimeve atje.
Sipas saj, studimi atje është një mundësi shumë e mirë.
E Lis Vranica i cili është nxënës në shkollën Amerikane të Kosovës kishte ardhur aty për të parë se cili universitet i ofron kushtet më të mira për të.
Ai tha se do të studiojë jashtë dhe se do të provojë në njërën nga këto universitete të cilat u prezantuan sot aty.
“Besoj që do të studioj jashtë, nëse jo në Amerikë, besoj që diku në Evropë. E gjeta veten tek universitetet Leyol dhe Iowa. Te Leyol e gjeta vetën sepse kishte bursa dhe mund të më ofrojë atë që unë dua prej një universiteti, ndërsa Iowa për art ishte një institut i famshëm, por nuk kishte bursa prandaj është një universitet i mirë për t’u pranuar, por besoj që kur të aplikoj do të bëhet më e mira”, tha Vranica.
Java Ndërkombëtare e Arsimit dhe aktivitetet e Qendrës Amerikane për Këshillime do të përmbyllet nesër.
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë