Google ADS

Zv.ministrja e Arsimit: Tekstet shkollore janë pastruar nga gabimet

01:00 | 2 Shtator 2016
Arbresh.info

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj, ka bërë me dije se gjatë rishikimit të teksteve nga klasa e parë deri në të nëntën ka pasur gabime nga më të ndryshmet.

Ajo ka thënë për “Epokën e re” se në rishikimin e teksteve ka pasur gabime të natyrës teknike, gabime shtypi, por ka pasur edhe gabime profesionale në definicione të ndryshme.

Statovci-Demaj ka thënë se këtë vit nuk kanë ndërhyrë në rishikimin e kopertinave të teksteve.

Ajo ka treguar se “Abetarja” është e unifikuar dhe, sipas ekspertëve, nuk ka nevojë për ndryshime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme