Në takimin e fundit mes Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë dhe SBASHK-ut, në punëtorinë e organizuar sot, u përsërit synimi i tyre kryesor është dialogu me qeveritë lokale dhe ato të nivelit qendror.
Dy organizatat shfrytëzuan rastin të japin propozimin konkret për dialogun social me qeveritë lokale që pritet të zhvillohen në shtator të këtij viti, duke mos i përjashtuar edhe veprimet sindikale nëse nuk mbesin mundësi tjera në përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.
Në punëtorinë e organizuar nga SBASHK-u ata treguan strategjinë e veprimit të tyre para kryetarëve të sindikatave shqiptare për arsim.
“Kryetarët e sindikatave u zotuan se do të shtojnë angazhimet dhe do të vazhdojnë bashkëbisedat me anëtarësinë e SBASHK me qëllim që t’i informojnë nga afër për aktivitete dhe të marrin vendimin e tyre për veprimet konkrete” thuhet në komunikatën nga takimi.
Gjatë punëtorisë së tyre, ata kishin edhe shkëmbim përvojash mes vete si sindikata, ku gjatë ditës kryetari i SBASHKUT Rrahman Jasharaj i falënderoi mysafirët dhe premtoi p? ?r bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Për të shpalosur planin e tyre të veprimit, dhe për të treguar të arriturat e tyre SBASHK-u ka organizuar një punëtori më Këshillin Drejtues, në të cilën kanë marrë pjesë të dy kryetarët e sindikatave shqiptare të arsimit, Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...