Zhvillime të reja për pushimin pranveror në shkolla

12:02 | 19 Mars 2021
arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, Drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, Ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, ka analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi Anti Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme