Kohë më parë Ministria e Arsimit me vendim edhe të Qeverisë së Kosovës, janë pajtuar që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shkoj në zgjedhje. Këto zgjedhje do të përfshijnë të gjitha organet e Universitetit, nga këshillat e njësive akademike, udhëheqësit e njësive akademike, Senatin, Këshillin Drejtues dhe shpalljen e konkursit për menaxhmenti e ri të Universitetit.
Ndërhyrja e Qeverisë që të shkohet në zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës, ka bërë që edhe Parlamenti Studentor të ndryshoi e gjithë strukturën e Parlamentit Studentor (PS).
Kryetari i Parlamentit Studentor, Egzon Daku, për KosovaPress tha se në mbledhjen e sotshme të kryesisë të PS, janë pajtuar që të hënën të shkohet në këto zgjedhje. Mirëpo emri i kandidatit për kryetar të PS, nuk u bë i ditur pasi që ai është një figurë e njohur politike, dhe që për këtë pozitë do të ketë konkurrencë.
“Sot jemi takuar kryesia dhe kemi thirrur mbledhje për ditën e hënë. Ditën e hënë do të zgjidhet komplet struktura e Parlamentit Studentëve, do me thënë kryesia e saj. Për këtë vendim janë një zëri, unanim të gjithë deputetët e Parlamentit të Studentëve dhe p o besoj që do ta dëshmojnë me votën e tyre të hënën me procedurë të rregullt zgjedhore. Figura që do të zgjidhet, që propozohet, që flitet me u zgjedh është një figurë e njohur politike e cila besoj që do të përfaqësoj denjësishtstudentët pas gjithë këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në Universitetin e Prishtinës,dhe pas situatës së krijuar dhe të imponuar politikisht në këtë rast”, tha Daku për KosovaPress.
Për situatën në Universitetin e Prishtinës, Daku beson që kryetari i ri do të jetë i aftë të zgjidh këtë situatë, pasi që ai është edhe një figurë e fuqishme politike.
“Besoj që meqenëse situata është sjellë deri në këtë pikë atëherë sigurisht që personi do të jetë i aftë me dal edhe prej kësaj pike, aq më tepër që ësht ë një figurë e njohur politike dhe e fuqishme…Ai e ka imponuar situatën që çdo liderë studentor dhe Parlamenti i Studentëve që nuk ështënë përputhshmërime vija politike atëherë le të shkohet në zgjedhje, dhe përderisa kjo po bëhet e mundur sot në Kosovë 16vite pas luftës sigurisht qëai do të jetë i aftë me menaxhu edhe me këtë situatë”, ka thënë Daku.
Sekretari i Parlamentit Studentor, Arben Mehmeti, tha për KosovaPress se shpallja e zgjedhjeve studentore në UP nga ana e Qeverisë së Kosovë, nënkupton ndërhyrjennë pavarësinë e përfaqësuesve të studentëve.
“Do të thotë vetë shpallja e zgjedhjeve të studentore në Universitet të Prishtinës nga ana e Qeverisë së Kosovës, nënkupton, ndërhyrjen, pavarësinë e përfaqësuesve tëstudentëve, për arsye se nuk ka ndodhur as m ë parë. Besojmë që nuk do të ndodh në të ardhmen, që të ketë një ndërhyrje të tillë politike në përfaqësim studentor për arsye se ata që do të vijnë të lirë nuk do të jenë të lirë në shprehjen e mendimit të tyre për ngjarjet në Kosovë osengjarjet në Universitet…sigurisht do të ketë konkurrencëmes emrave se cili do ta merr pozitën e kryetarit të Parlamentit Studentor por edhe pozita tjera që i ka Parlamenti Studentor kështu që po besojmë që ka me qenë një garë interesante”, tha Mehmeti.
Të hënë të gjithë përfaqësuesit eParlamentit të Studentëve , do të votojnë për kryetarin e ri të tyre.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...