Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” Ramadan Zejnullahu ka lëshuar mbledhjen e Senatit në shenjë pakënaqësie se një propozim i tij që u hodh në votim nuk morri asnjë votë nga senatorët.
Rektori Zejnullahu që është edhe drejtues i Senatit të UP-së ka kërkuar që për Alirisa Arënliu, kandidat i propozuar nga dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli, të mos avancohet por të njëjtit t’i shpallet konkursi.
Ky propozim i Zejnullahut nuk mori asnjë votë nga senatorët gjë që bëri që rektori të braktisë mbledhjen e Senatit.
Përveç kësaj Zejnullahu nuk mori parasysh as propozimin e senatorëve që edhe propozimi i dekanit Dugolli të hidhet në votim.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...