Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) para dhjetë vjetëve ka investuar 40 mijë euro për ndërtimin e një shkolle, në të cilën nuk u zhvillua mësimi asnjëherë. Shkolla e ciklit të ulët, e cila ishte kompletuar me gjithë inventarin, tani po shfrytëzohet si vilë turistike nga Gafurr Tahiri, shkruan Zëri.
Muhamet Tahiri, banor i fshatit Bitijë e Poshtme, e komunës së Shtërpcës, në vitin 2005 kishte vendosur që 15 arë tokë t’ia dhuronte Komunës për ndërtimin e një shkolle.
Këtë veprim Muhametin e kishte shtyrë ta bënte situata jo e mirë ndëretnike në fshatin ku ai jeton, Bitijë e Poshtme. Pas luftës nxënësit e këtij fshati nuk ishin lejuar të ndjekin mësimin në shkollën e fshatit Bitijë e Epërme.
Të gjendur para kësaj situate, Komuna e Shtërpcës kishte kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndërtimin e një shkolle për nxënësit e këtij fshati. Pasi toka ishte siguruar nga Muhamet Tahiri, ndërtimin e objektit e kishte realizuar MASHT-i, duke derdhur mbi 40.000 euro. Objekti i shkollës ishte kompletuar edhe me inventar.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...