Google ADS

Vihet gurthemeli i shkollës profesionale në Drenas

12:12 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në qytezën e Komoranit u vu gurthemeli i ndërtesës së Shkollës Profesionale. Në këtë ceremoni, morën pjesë edhe ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, zëvendësministra, dhe zyrtarë të nivelit qendror dhe lokal.

Ministri Yagcilar, në fjalën e rastit theksoi se, projekti i ndërtimit të Shkollës Profesionale në Komoran, është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për qytetarët e Drenasit, por edhe për tërë rajonin. Ky projekt i paraprinë zhvillimit, projektimit, ngritjes së nivelit dhe rritjes së profesionalizmit në fushat specifike. Si i tillë, projekti financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe do të menaxhohet nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërtesa do të ofrojë mundësi të mira pune për mësimdhënësit dhe do t’u mundësojë nxënësve të marrin aftësi të reja, që janë të nevojshme, jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe më gjerë. Nxënësit, që do të pajisen me diploma nga kjo shkollë, do të kenë mundësi punësimi në Kosovë dhe në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ministri Yagcilar, foli edhe për një seri investimesh në 7 projekte të cilat i ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës në tre vjetët e fundit në komunën e Drenasit, nëpërmjet Ministrisë së Administratës Publike, që kapin shifrën nga 5 milionë euro. Fjala është për projektet e ndërtimit të shkollave fillore në fshatrat Fushticë e Llapushnik, rinovimin dhe ndërtimin e sallës në shkollën fillore të Kishnarekës, punimet në ndërtimin e oborrit dhe të fushave sportive dhe meremetimet në shkollën e Korroticës së Epërme dhe në atë të fshatit Gllabar.

Me këtë rast, ministri Yagcilar falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe komunën e Drenasit për bashkëpunim e shkëlqyer në realizmin e këtyre projekteve.
Për peshën dhe rëndësinë e këtij projekti, folën edhe ministri i MASHT-it, Shyqyri Bytyqi, dhe kryetari i komunës Ramiz Lladrovci .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme