Vetëm tri institute shkencore i deklarojnë të hyrat vjetore

06:49 | 11 Maj 2015
Arbresh.info

Janë 24 institute shkencore që funksionojnë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, të cilat janë aktive edhe me projekte ndërkombëtare, por të hyrat nga aktivitetet e tyre, gjatë vitit 2014 i kanë raportuar vetëm 3 prej tyre, shkruan sot KD.

Aktet ligjore i obligojnë këto institute që të gjitha të hyrat t’i raportojnë në Rektorat, pasi që ato nuk janë subjekte të veçanta juridike, por themelohen në emër të fakulteteve dhe UP-së.

Prodekanët e Universitetit i kanë konfirmuar këto të dhëna për “Kohën Ditore”, ndërkohë që në sajtet e fakulteteve pothuajse nuk ka të dhëna as për ekzistimin e këtyre instituteve.

Fetah Podvorica, prorektor për hulumtime shkencore në UP, duke folur në lidhje me atë se si themelohen institutet, ka thënë se këtë e lejon Ligji për veprimtari kërkimore-shkencore, nr 04/L-135, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ku universitetet definohen si persona juridik, të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme