Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar të gjithë fëmijët e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Veseli, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar po ashtu se sot ka nisur klasën e parë vajza e tij Rrita ndërkohë që djali Ylli po vijon klasën e dytë, shkruan arbresh.info.
“Rrita jonë u rrit. Sot është dita e parë e shkollës për të, ndërsa për Violetën dhe mua ndër ditët më të lumtura. E Yllori sot takoi shokët dhe shoqet e klasës së dytë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe qofshin krenaria e këtij vendi”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...