Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë po vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në vlerësimin ndërkombëtar për testin PISA 2018.
Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në nivel vendi, sot u vizitua komuna e Malishevës.
“Në kuadër të këtyre përgatitjeve ne po vazhdojmë të vizitojmë shkolla e të takojmë nxënës, për të bashkëbiseduar për rëndësinë e testit dhe rolin e tyre në këtë proces. Si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, edhe nxënësit nga komuna e Malishevës mezi po presin të japin kontributin e tyre në këtë test në mënyrë që ata, shkolla, komuna e në veçanti Kosova të renditet sa më mirë”, shkruan në Facebook, këshilltari i Ministrit Shyqri Bytyqi, Valmir Gashi.
“Duke u bazuar ne rezultatet aspak te mira për Kosovën në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA 2015), ministri Bytyqi që me marrjen e përgjegjësisë për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, u zotua se do të angazhohet fuqishëm që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për testin e tanishëm që po afrohet, PISA 2018’, shpjegoi ai.
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së