Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” është duke i përcjell me shqetësim raportimet rreth arrestimit të dy profesorëve të këtij Universiteti, thuhet në një reagim të këtij institucioni, që sot iu dërgua medieve.
Deri në këto momente nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga organet e drejtësisë për ketë çështje, përveç atyre që kemi përcjellë në medie. Pas njoftimit zyrtar menaxhmenti dhe organet e UPZ do të trajtojnë rastin komfor dispozitave ligjore dhe statutare që janë në fuqi.
Përgjegjësia është individuale, ndërsa menaxhmenti në suaza të përgjegjësive ligjore i ofron bashkëpunim të plotë organeve të rendit në kryerjen e detyrave të tyre dhe zbardhjen e çfarëdo dyshimi eventual që mund të kenë.
Deri më tani menaxhmenti ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për zbardhjen e disa rasteve dhe i bënë thirrje atyre për zbardhjen e të gjitha rasteve të dyshuara për vepra penale, përfundon njoftimi.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti