Rektori i Universitet të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj ka bërë Kallëzim Penal në organet e drejtësisë ndaj Defrim Gashi, Kryeinspektor i MASHT dhe Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së për keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Pretendohet se në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë kanë tejkaluar kompetencat, të përcaktuara qartë, duke nxjerrë vendim dhe argumentar për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e profesorit Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm.
Gjithashtu Senati i UPZ-së, në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MASHT, duke vënë në rrezik funksionimin e universitetit duke ndaluar shpalljen e konkursit për personel akademik.
Ky qëndrim i MASHT-it është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit, ndërsa organet e universitetit janë në fazën e fundit të për përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MASHT, përfundon njoftimi për media i këtij universiteti.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?