UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian

10:23 | 7 Gusht 2019
arbresh.info

UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian , një për përmirësimin e kulturës së kërkimit, tjetri për zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative, në vlerë prej mbi 1.7 milion euro.

Universiteti “Ukshin Hoti” është njoftuar nga EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se ka fituar dy projekte në kuadër të programit ERASMUS + ku është partner me universitet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Projekti i parë është “Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë” në vlerë 851,930.00 Euro, tjetri, “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave të doktoratës në TIK për sistemin arsimor në Kosovë”, në vlerë 909, 374.00.

Këto projekte janë mundësi e mirë për universitetet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë që të rrisin kapacitetet e tyre në përmirësimin e kulturës së kërkimit dhe zhvillimin dhe zbatimi e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative për sistemin arsimor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme