Google ADS

UP-ja ua ndërpret kontratat 15 profesorëve

14:40 | 2 Shkurt 2017
M. A.

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendimin që 15 profesorëve t’u ndërprehet marrëdhënia e punës me këtë Universitet.

Krejt kjo siç potencoj menaxhmenti i UP’së për Gazetën Metro, po bëhet për shkak që personat e njëjtë kanë dhe nga një marrëdhënie tjetër të rregullt të dytë pune.

“Ka profesorë që nuk është në Kosovë hiq.. ose profesorë që gjatë një viti ka qenë vetëm një herë ose dy herë në klasa. E përkundër kësaj ka marrë 12 rroga”, tha një burim.

15 profesorët ligjërojnë në degë të ndryshme të Universitetit.

Gazeta Metro mëson po ashtu se menaxhmenti i UP-së, po verifikon edhe 20 raste të tjera që dyshohen të kenë nga dy marrëdhënie të rregullta pune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme