Universiteti i Prishtinës në vitin akademik 2016/17 i ka regjistruar 127 studentë nga radhët e komuniteteve, duke e respektuar kështu kuotën e rezervuar për kandidatët nga këto kategori e cila është prej 12 për qind.
Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vet rektori i UP-së Marjan Dema në mbledhjen e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe për kthim, ku ishte i ftuar së bashku me ministrin e Arsimit Arsim Bajrami që të raportojë në këtë drejtim.
Ministri Bajrami ka thënë se MASHT-i ka krijuar kushte ligjore duke e respektuar Kushtetutën e vendit e cila u garanton vende të lira në të gjitha institucionet shtetërore, madje ai është shprehur se MASHT-i këtë kuotë e ka rritë edhe më shumë se që e ka obligim.
“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundshme, e kemi rregulluar bazën ligjore, jo për këtë legjislaturë por afatgjate, ne i kemi vënë kategoritë ligjore, nuk do të varet nga një vullnet i një ministri apo kryeministri por ky është një obligim ligjor dhe ne e kemi ndërtuar këtë standard, kemi shkuar mbi standard sepse standardi në Administratën Publike është 10 për qind ne kemi shkuar në 12 për qind, ua kemi hap rrugën edhe dy komuniteteve të reja, komunitetit malazez dhe komunitetit kroat dhe i kemi respektuar ë plotni në të gjitha konkurset publike”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, anëtarët e komisionit shprehen interesimin rreth konkursit shtesë pwr plotësimin e vendeve tw mbetura në UP, si dhe nëse do të ketë vende të lira edhe në konvikte.
Anëtarja e komisionit Kimete Bytyqi, e pyeti ministrin nëse do të ketë vende të rezervuara për komunitete edhe në konvikte.
“Janë vendet e lira në konvikte, sa është numri i këtyre komuniteteve që e kanë të rezervuar në konvikte dhe në mesë dhe një pyetje tjetër, ju thatë që e keni organizuar një kurs në gjuhën shqipe, sa ka qenë interesimi i studentëve për këtë kurs në gjuhën shqipe dhe sa është numri i atyre studentëve që janë të interesuar për ta kryer këtë kurs në gjuhën shqipe”, ka pyetur ajo.
Ministri tha se do të gjendet një zgjidhje edhe për këtë, derisa porositi studentët të cilët vijnë nga komunat ku ka universitete publike që të studiojnë në qytetet e tyre.
“Ne do të mundohemi që shumicën e këtyre studentëve ti sistemojmë në konvikte, tash nuk e kemi të dhënën e saktë se sa prej këtyre 130 dëshirojnë të banojnë në qendrën e studentëve por ata që dëshirojnë të banojnë në Qendrën e Studentëve por ata që dëshirojnë do të vijnë në ministri dhe ne do të ju krijojmë qasje në konvikte dhe mensën e studentëve. Jam i sigurt se gjysma prej tyre ndoshta do të dëshirojnë të jenë në konviktet tona dhe ne i kemi zgjeruar edhe kapacitetet. Ajo çfarë unë po ju sugjeroj, që të mos jetë target vetëm UP, shembull për studentët e Ferizajt që është shumë më afër Universiteti i Ferizajt, për studentët e Prizrenit Universiteti i Prizrenit”, është shprehur Bajrami.
Ndërsa, Mufera Sherifi nga Komisioni për Arsim, tha se regjistrimi i komuniteteve në bazë të deklarimit se i përkasin komunitetit të caktuar është gabim pasi sipas saj, studentet mund të deklarojnë rrejshëm.
“Deklarimi është gabim sepse ai ose ajo nxënës e ka kryer shkollën e mesme në gjuhën shqipe, për tu regjistruar ka deklaruar që është prej komunitetit turk, a e ka kryer shkollën në gjuhën shqipe shembull. Ndoshta në Mitrovicë mundet me kërkua deklarimin, në Prizren, Prishtinë, Mamushë ose Gjilan që e kanë provimin në gjuhën turke për ata nxënës mjaft është diploma se në cilën gjuhë e ka kryer shkollën e ka edhe diplomën në atë gjuhë. Për këtë duhet me kërkua me pru diplomën, nëse e ka kryer në Prizren, Prishtinë ose Mamushë, deklarimi ai mundet me thënë që jam prej komunitetit turk a nuk është, nëse është prej komunitetit turk ai e ka kryer edhe shkollën në gjuhën turke, për këtë deklarimi për ne është gabim”, tha ajo.
Por, Marjan Dema pati përgjigje për këtë, duke thënë se në formular është i vendosur mbishkrimi që deklarimi i rrejshëm është vepër penale, derisa shtoi se dhjetë raste janë dërguar në prokurori për këtë çështje.
Dema u pyet nga Danush Ademi edhe për komunitetet veç e veç, nëse ka statistika se nga secili komunitet sa kandidatë janë regjistruar.
“Unë e pash 904 studentë kenë për komunitete sipas UA-së, por nuk morëm statistika të sakta për atë të ciline kemi ftuar ne këtë takim, kështu ndoshta edhe nuk e keni pas të qartë nuk ju ka ardhë ftesa sepse ne kemi kërkuar sot që të kemi statistika të sakta sa anëtarë të komuniteteve të përkatësisë etnike, sa nga komuniteti ashkali janë pranuar, sa nga komuniteti goran, boshnjak apo turk, egjiptian, rom, ta kemi specifikimin e këtyre komuniteteve”, ka theksuar ai.
Por, rektori Marjan Dema tha se të gjitha statistikat mund të dërgohen gjatë javës.
“Te deklarimi, ne i kemi format, në formularin e deklarimit shkruhet se për deklarim të rrejshëm është vepër penale dhe në kuadër të kësaj ne i kemi dërguar 10 raste, ju e dini se Fakulteti i mjekësisë është pak më problematik i kemi dërguar në prokurori për verifikim, nëse ka pas ndonjë vërejtje ju e dini se studentët reagojnë dhe ne i procedojmë ato. Te pyetja e dytë, kursi i gjuhës shqipe, jemi në procedurë se u ka pas deri tash UP por jemi në procedura të organizmit, do me thënë kjo do të organizohet për vitin e ardhshëm, jemi duke u përgatitë në strategjinë tonë është që ta kemi edhe kursin e gjuhës shqipe kudo të jenë të gjithë studentët por kemi të interesuar që ta internacionalizojmë UP-në që edhe për studentët e vendeve tjera që na vijnë kursi do të jetë i njëjtë nuk ka rëndësi prej cilit komunitet është, nuk ka rëndësi prej çfarë nacionaliteti apo s hteti do të organizojmë. Statistikat për secilin komunitet do të ti bëjmë nuk ka problem por nuk na keni kërkuar, përndryshe do ta kishim sjellë, por gjatë javës do ta sjellim”, ka thënë Dema.
Në Komisionin për Arsim pati pyetje edhe për tekstet mësimore në gjuhë të komuniteteve si dhe çështje tjera.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...