Google ADS

UP neglizhon studimet për doktoratë

08:32 | 4 Maj 2016
M. A.

Dyzetegjashtë vjet universitet dhe mbi 60 vjet të tjera në funksion me fakultete, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” pas luftës nuk pati pothuajse asnjëherë konkurse të rregullta për doktoratë. Ky proces po vazhdon të zvarritet ende.

Komisioni Parlamentar për Arsim ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” që të nisë procedurat për fillimin e organizimit të studimeve të doktoratës.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Nait Hasani, ka thënë për “Zërin” se studimet e doktoratës do të fillojnë këtë vit. Ai ka theksuar se kanë mbajtur një takim me menaxhmentin e UP-së ku është diskutuar fillimi i procedurave për shpalljen e konkursit për këto studime.

Sipas Hasanit, Rektorati tashmë ka filluar procedurat për të bërë përgatitjet për fillimin e këtyre studimeve, ndërsa komisioni parlamentar, sipas tij, ka dhënë mbështetjen e tij për të “forcuar” këtë proces që të realizohet. Hasani ka thënë se kanë marrë një përkrahje nga Universiteti i Zagrebit, që do të sjellë mentorë për kandidatët që do të ndjekin këto studime në fushat ku ka mungesë të tyre (mentorëve).

Ndonëse, Hasani shprehet optimist se për këtë proces po punohet tashmë në Rektorat, në anën tjetër zyrtar të këtij institucioni nuk janë lajmëruar kontaktuar nga gazeta lidhur me këtë çështje. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme