Konkursi për studime postdiplomike-master në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” pritet të shpallet më datë 21 shtator 2016, ka bërë të ditur prorektori për Marrëdhënie me Jashtë në këtë institucion, Afrim Hoti.
Konkursi i cili pritet t’i regjistrojë mbi 3 mijë studentë, do të zgjasë deri më 30 të këtij muaji, derisa të gjithë studentët të cilët do të diplomojnë në afatin e shtatorit, i cili përmbyllet më datë 24, mund të aplikojnë në këtë nivel të studimeve.
Prorektori Hoti ka thënë se menaxhmenti i UP-së, i ka bërë këto përllogaritje, duke shtuar se e drejta e vazhdimit të studimeve në nivelin master nuk do t’i humbet askujt që arrin të diplomojë në këtë afat.
“Konkursin e masterit e kemi prolonguar pak me qëllim për t’u dhënë mundësi studentëve që të kryejnë afatin e shtatorit. Siç e dini këtë shtator ne kemi startua me një lloj pilot-projekti ose projekt provues, për t’iu dhënë mundësi studentëve që të kenë shtatorin 1 dhe shtatorin 2, do me thënë dy mundësi brenda të njëjtit afat në mënyrë që gradualisht të kthehemi kah zbatimi i Statutit që nënkupton se afati i tetorit të hiqet, pastaj dhe që studentët dhe stafi të kenë mundësi që nga 1 tetori deri në mes të janarit të kenë vetëm ciklin e ligjëratave dhe të kollokfiumeve. Në mënyrë që të mos u mohohet e drejta e studentëve që të kandidojnë për studimet master, ne e kemi paraparë që deri tek data 24 shtator të përfundoj afati i provimeve për shtatorin, ndërkohë që ne do ta hapim konkursin më datë 21 i cili do të mbetet i hapur deri më datën 30 shtator, që nënkupton se ata studentë të cilët eventu alisht do të diplomojnë në afatin e shtatorit do të kenë mundësi nga 24 deri më 30, që i bie 6 ditë pune, që të kompletojnë dokumentacionin e tyre dhe ta zënë afatin e kandidimit për master”, ka thënë Hoti.
Prorektori Hoti ka thënë se edhe në këtë nivel të studimeve është numër i caktuar i programeve ku do të ketë vende të lira, por ka shtuar se të gjitha janë bërë gati dhe se po pritet vetëm data 21 që të publikohet konkursi.
Në këtë vit të studimeve, UP në nivelin master do t’i regjistrojë 3 mijë e 422 studentë.
“Sipas përllogaritjeve tona për studimet postdiplomike-master për vitin akademik 2016-17, do të regjistrojmë 3 mijë 422 kandidatë, kriteret do të jenë ose respektivisht rezultati i pranueshmërisë do të vare ose do të jetë refleksion i suksesit në studimet paraprake, respektivisht notës mesatare, por në të njëjtën kohë edhe provimit pranues që do të jetë. Po ashtu, do të ketë karakter determinant, 70 përqind do të jetë provimi pranues, por në kuadër të provimit pranues si e integruar do të jetë edhe një lloj vlerësimi për një gjuhë të huaj me theks të posaçëm të gjuhës angleze sepse studentët tashmë po vijojnë në profile apo studime më të thelluara dhe është krejtësisht e kuptueshëm që këto studime nuk mund të bëhen të paktën pa njohur një gjuhë të huaj, pra 30 përqind do të jetë nota mesatare, 70 përqind do të jetë testi nga provimi pranues duke e përfshi edhe vlerësimin për gjuhën”, është shpr ehur Hoti.
Hoti ka shtuar se UP deri më tani i ka bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e konkursit për nivelin master për vitin akademik 2016/17, derisa pritet vetëm data 21 për ta shpallur atë.
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...