Google ADS

UP me zyrtar për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimi seksual

08:15 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, në një prononcim për Ekonomia Online, ka treguar se janë duke punuar në emërimin e një zyrtari përkatës, në zbatimin e rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual.

Sipas tij, rastet për ngacmimet seksuale do të raportohen te zyrtari kur do të emërohet, e pastaj i cili do t’i procedojë më tutje te organet përkatëse.

“Sa i përket ngacmimeve seksuale kemi lëvizje në aspekt pozitiv dhe ju e dini që para disa muajsh Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, e ka hartuar dhe miratua rregulloren kundër ngacmimeve seksuale, ndërkaq sa i përket implementimit në ditëve në vazhdim do të punojmë me gjëra konkrete sa i përket zbatimit të kësaj rregullore që lidhen me emërimin e zyrtarit përkatës, i cili pastaj do të marr të gjitha rastet që do të lajmërohen dhe po ashtu do të hartojë një dinamikë të zbatimit të rregullores, dhe këto do të ndodhin në vijim”.Rastet do të raportohen te zyrtari përkatës, i cili pastaj do ti procedojë më tutje në organet përkatës për trajtim të tyre apo në Këshillin e Etikës apo në komisione disiplinore”, tha ai.

Mes tjerash ai ka folur edhe për Këshillin e Etikës, derisa tha se është funksional qe një kohë të gjatë, e që padyshim se denoncimet nuk kanë munguar edhe aty.

“Këshilli i Etikës është funksional që një kohë të gjatë, dhe është duke i trajtuar rastet, ka denoncime nga palët e ndryshme dhe ata e kanë dinamikën e vet dhe ashtu janë duke u trajtuar të gjitha rastet.

Shumë vende të rajonit kanë filluar vaksinimin e studentëve në universitete, e që për këtë rektori Sahiti thotë se nuk e kanë menduar, pasi që kapacitetet janë të kufizuara.

“Ne nuk kemi menduar që nëpër fakultete me organizua, megjithatë i kemi kapacitete e kufizuara dhe po e vërejmë që edhe nëpër institucionet u është duke u ofruar vaksinimi ka mjaftë mundësi të vaksinimit, por nuk ka shumë interesim dhe nënkupton se nuk do të kishte ndryshim të madh sikur të ofrohej nëpër fakultete, sido që të jetë pjesa dërmuese e studentëve janë të vaksinuar, prandaj nuk është ndonjë vështirësisë ne mos të vazhdojmë me mbajtjen e mësimit me prezencë fizike, ndërsa dëshmitë e nevojshme janë duke u kërkuar nga njësitë akademike”.E studentët që nuk kanë certifikatë të vaksinimit atyre do të iu pamundësohet edhe mbajtja e ligjëratave.

“Nuk do të lejohen të vazhdojnë mësimin, dhe është shumë e thjeshtë se mundësitë ekzistojnë, dhe nëse studentët nuk e ofrojnë atë dëshmi ata barten vet përgjegjësi”.Gjatë bisedës, ai ka folur edhe për fillimin e vitit të ri akademik, derisa ka përmendur që në disa fakultete për shkak të renovimeve po hasin në disa vështirësi.

“Këtë vit fatbardhësisht në fillim të vitit të ri akademik numrat kanë qenë në nivelin e cili ka lejuar fillim me prezencë të plotë fizike, ashtu siç është dhënë edhe rekomandimi nga IKShP-ja dhe kështu që ne jemi duke vazhduar mësimin me prezencë fizike, në të gjitha nivelet edhe të vërehet edhe nga opinioni që veç kemi një dinamik tjetër, nëpër fakultete meqenëse vazhdimisht janë nëpër ligjërata, ushtrime dhe aktivitete të tjera. Në disa fakultete për shkak të renovimeve mund të ketë vështirësi të caktuara, por në atë rast ku është i domosdoshëm ndonjë zëvendësim mund të behët edhe në formën online”.
Ajo ndarja vlen për një numër shumë të kufizuar të rasteve, kur numri i grupeve është aq i madh saqë nuk lejon mbajtjen e mësimit në përputhje me kriteret që janë dhënë në vendimin e IKShPK-së, nënkupton rastet kur grupi është më i madh se 50 studentë dhe ku pastaj ata zënë më shumë se 50% të hapësirës, dhe ndarja është bërë një grup të mbajë mësimin një javë dhe pastaj grupi tjetër, kjo është shumë më mirë se në rastin ku krejt mësimi ka shkuar në mënyrën virtuale, ne urojmë që shifrat të mos rriten”.Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me 11 maj ka miratuar Rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës e cila zbatohet për të gjithë personelin akademik, jo akademik dhe administrativ.

Prandaj, Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksual pas dy dekadave kërkesave nga studentët, njësitë akademike dhe shoqëria civile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme