Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës, me anë të një komunikate, ka njoftuar se ndalesa e rektorit për përdorim te librit “Kriminalistika” të autorit Vesel Latifi për studentët e UP-së është ende ne fuqi.
“Kjo nënkupton se, në rast se ka filluar të përdoret dhe të ribotohet, kjo nuk është bërë me aprovim të Këshillit Botues të UP-së. Pra Universiteti i Prishtinës nuk është botues i këtij libri. Gjithashtu Fakulteti Juridik i UP-së konfirmon se syllabusi i lëndës ‘Kriminalistika’ nuk përmban këtë libër në mesin e teksteve obligative për përgatitjen e provimit, si dhe nuk gjendet në hapësirat e këtij fakultetit të cilat janë të dedikuara për ofrim të teksteve universitare. Universiteti i Prishtinës nuk është përgjegjës për inspektim apo ndalim të botimeve private apo të botimeve të shtëpive botuese, prandaj edhe nuk mban përgjegjësi për botime të cilat realizohen jashtë UP-së”, thuhet në komunikatën e UP-sw./arbresh.info/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...