UP-ja u kërkon komisioneve recensuese të “skanojnë” punimet e dyshimta shkencore

06:51 | 21 Prill 2015
Arbresh.info

Konkursi i fundit për zgjedhjen e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, i cili gjendet në proces e sipër, mund të nxjerrë në sipërfaqe problemet me publikimet shkencore në revista të dyshimta dhe fiktive.

Kjo, meqë menaxhmenti aktual u ka kërkuar komisioneve recensuese që të bëjnë verifikimin e punimeve shkencore të kandidatëve, për të cilët ata duhet t’i bëjnë raportet, shkruan sot KD.

Prorektori për shkencë në UP, Fetah Podvorica, ka thënë se menaxhmenti aktual e ka trajtuar edhe çështjen e publikimeve në revistat e tilla të kontestuara dhe është marrë qëndrim që në rastet kur konstatohet se punimet shkencore janë publikuar në grupin e këtyre revistave, kuadri i UP-së nuk mund t’i përdorë ato për ngritje në nivel akademik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme