Një numër i madh i profesorëve të angazhuar në procesin mësimor në Universitetin e Prishtinës janë në moshën e pensionimit, mbi 65 vjeç shkruan sot KD.
Shumica prej tyre po vlerësohen nga menaxhmenti i UP-së si kompetentë për kryerjen e punëve akademike.
Stafi i angazhuar, që përbën gati gjysmën e kuadrit akademik në Universitet, paguhet vetëm për orë të mbajtura dhe nuk ka të drejtë në shfrytëzimin e pushimeve midis semestrave, apo të tjera beneficione që mund të ketë stafi i rregullt, ku bëjnë pjesë që nga asistentët e deri tek profesorët ordinarë.
E angazhimi i tyre edhe pas moshës 65-vjeçare ka ndodhur pa mbështetje të qartë ligjore, meqë ajo as nuk ndalon dhe as nuk e lejon këtë gjë. Nuk është precizuar askund qartë me aktet ligjore nëse profesorët universitarë mund të vazhdojnë të jenë të angazhuar në procesin mësimor edhe pas moshës së pensionimit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...