Google ADS

UP-ja lejon mbinormë të dyfishtë për profesorët

06:38 | 5 Qershor 2015
Arbresh.info

Profesorët e Universitetit të Prishtinës, pavarësisht gradës akademike që kanë, tani e tutje do të mund të punojnë në këtë institucion me orar të dyfishtë, shkruan sot KD.

Bazuar në një vendim që ka sjellë UP-ja rreth angazhimit të stafit të brendshëm dhe të jashtëm akademik, një kopje të të cilit e posedon gazeta, rezulton se stafit akademik në marrëdhënie të rregullt pune i lejohet të angazhohet edhe në mbinormë të plotë mësimi, e në rast nevoje, ata lejohet të punojnë edhe në një tjetër gjysmë norme shtesë.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se përmes këtij vendimi UP-ja po bën përpjekje që të ndalojë shkapërderdhjen e stafit akademik, nëpër institucione jashtë Universitetit.

“Pikërisht shpërndarja e stafit të rregullt të Universitetit edhe nëpër vende të tjera të punës jashtë tij ka cenuar cilësinë në UP, prandaj ajo duhet të ndërpritet, duke u dhënë më shumë mundësi profesorëve që të plotësojnë orët e lira, me mbinormë”, ka thënë Zejnullahu.

Këtë synim rektori e ka paraqitur edhe në programin e punës së tij, kur mori mandatin në tetor të vitit të shkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme