Universiteti i Prishtinës (UP) sot bën promovimin e katër moduleve të reja të sistemit elektronik të të dhënave të universitetit (SEMS).
Modulet e reja që do të promovohen janë:
– Moduli i menaxhimit të buxhetit dhe financave në kuadër të SEMS I implementuar përmes projektit FAITH,
– Moduli i regjistrimit dhe menaxhimit të kontratave për personelin akademik,
– Modulet e menaxhimit të përmbajtjes mësimore në SEMS, dhe
– Moduli i vijueshmërisë në mësim përmes çip kartelave në SEMS.
Prezantimi në promovimin para audiences do të bëhet në ambient real të qasur në sistemet në kohë reale.
Implementimi i moduleve për digjitalizimin e të dhënave financiare dhe akademike, shënon një hap të ri të UP-së në drejtim të dispozicionit dhe strukturimit të të dhënave, gjithnjë me qëllim avancimi të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...