Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se Menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të UP-së për vitin akademik 2015/2016. Orari është publikuar në ueb faqen e UP.
“Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Kështu, konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik. Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndroje i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator. Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator”, thuhet në njoftimin e UP-së/abresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?