Universiteti veror, ngjarje e rëndësishme për shtetin

20:33 | 4 Korrik 2016
Arbresh.info

Në një ceremoni solemne është hapur edicioni i XVI-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, ku u tha se studentët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke u bërë lider të së ardhshmes dhe duke sjellë ndryshime në mbarë botën për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri rektori i UP-së, Marjan Dema, i cili tha se universiteti veror është shndërruar në njërin nga projektet më të rëndësishme të Universitetit të Prishtinës, në fushën e shkëmbimeve akademike.

“E konsiderojë si ngjarje e veçantë jo vetëm për universitetin por edhe për shtetin e ri të Kosovës, për miqësitë, për përvojat, për shkëmbimet akademike dhe kulturore, për komunikimin, për ndarjen e njohurive studentore dhe akademike të profileve të ndryshme, për vendosjen e kontakteve që do të zhvillohen dhe besoj që do të vazhdojnë gjatë gjithë jetës“, ka thënë Dema.

Ai u tha studentëve se 11 kurse nga disiplina të ndryshe, janë rezultat i vullnetit të tyre për të mësuar kulturat dhe mentalitetet e botës.

“Jam i bindur se ju do të vazhdueshme rrugëtimin tuja dhe të bëheni lider të ardhshëm të fushave tuaja e që do të sjellin ndryshime pozitive në shoqëritë dhe shtetet tuaja, për më tepër të sjellin ndryshime në mbar botën për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar“, ka thënë Dema.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se kjo ngjarje tanimë është një universitet më i mirë rajonal, ku përveç aktivitetit akademik po krijon edhe një aktivitet social, duke u njohur studentët nga e gjithë bota.

“Vlera e këtij universiteti janë vet studentët, vet profesorët dhe vet diversiteti që përfaqësoni ju në këtë aktivitet. Siç ka bashkuar ky kampionat ka bashkuar qytetarët dhe evropianët ë bashku, duke i dërguar mesazhe të unitetit, ashtu edhe ky universitet po bashkon të rinjtë në një vend të ri që është krejtësisht evropian“, tha ai.

Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, do të mbahet nga sot deri më 15 korrik, ku 350 studentë nga vende të ndryshme të botës do të përfitojnë njohuri nga fusha të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme