Universiteti i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

07:07 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Universiteti i Prizrenit organizon ceremoninë e shënimit të 55-vjetorit të Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) dhe 9-vjetorit të Universitetit “Ukshin Hoti”. 

Me këtë rast do të bëhet edhe prerja e shirit të ndërtesës së rinovuar të Fakulteti të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit nga ana e Rektorit, përfaqësuesve të institucioneve qendrore, Kryetarit të Komunës  dhe disa ambasadorëve në Kosovë, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Po ashtu me këtë rast do të hapet edhe ekspozita e ish-SHLP-së(fotografi dhe mjete të punës).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme